Së paku tre persona kanë vdekur nga shpërthimi në urën Kerch që lidh Rusinë me Krimenë, thotë Komiteti Hetimor i Rusisë.
“Sipas informatave fillestare, tre persona kanë vdekur nga shpërthimi. Besohet se viktimat ishin pasagjerë të veturës që ndodhej afër kamionit që eksplodoi. Aktualisht trupat e dy viktimave – një burrë dhe një grua – janë nxjerrë nga uji dhe po punohet në zbulimin e identitetit të tyre”, thuhet në deklaratën e nxjerrë në Telegram.





