Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë A.L., A.K., dhe E.A. të cilët dyshohen për veprën penale “shpëlarja e parave”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, tre të dyshuarit u ndaluan në pikëkalimin kufitar në Merdar pasi gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia dhe Dogana në një automjet që drejtohej nga njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash.





