LAJME

Tre të arrestuar për falsifikim të parave, konfiskohen 40 mijë dollarë

Tre të arrestuar për falsifikim të parave, konfiskohen 40 mijë dollarë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2021, 15:47

Janë arrestuar tre persona për falsifikim të parave.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë ka realizuar një aksion policor i cili rezultoi me arrestimin e B.M, M.Sh dhe F.K.

Hetuesit policorë sekuestruan gjithsej 40 mijë dollarë, tre telefona, pasaporta dhe dokumente identifikuese të të dyshuarve si dhe veturat e përdorura të tyre.

Policia njofton se paratë e sekuestruara dyshohet të jenë të falsifikuara dhe një person gjendet akoma në arrati.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika