LAJME

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë deklarohen të pafajshëm

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë deklarohen të pafajshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2025, 10:41

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk e kanë pranaur fajësinë në seancën e parë gjyqësore ka nisur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë deklaruar të pafajshëm, transmeton Klankosova.tv.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, shumica prej të cilëve janë arratisur, që akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Mes tyre është edhe Millan Radoiçiqi, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kujtojmë se në seancën përgatitore që u mbajt më 9 tetor 2024, të akuzuarit Tolliq dhe Spasojeviq, refuzuan të deklarohen për fajësinë, kurse Maksimoviq ishte deklaruar i pafajshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika