LAJME

Tre shoferë në Prishtinë dalin prej veturave dhe rrihen midis kolonës

Tre shoferë në Prishtinë dalin prej veturave dhe rrihen midis kolonës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Dhjetor 2020, 14:49

Shoferët e tri automjeteve janë rrahur sot mes vete pas një aksidenti që ka ndodhur në lagjen Emshir në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në këtë rast kanë pësuar lëndime trupore dy persona dhe se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që.me rastin po merrën njësitet kompetente”, ka thënë Ahmeti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika