Tre persona në Rahovec kanë njoftuar policinë pasi iu është zënë prita nga një person i armatosur.
Sipas raportit të policisë, fillimisht ata kanë vërejtur një pengesë në rrugë dhe pasi kanë dalë nga vetura për ta larguar atë, një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë iu është drejtuar viktimave duke i kërcënuar dhe duke iu kërkuar para.
Viktimat pasi kanë refuzuar dhe kanë filluar lëvizjen, në drejtim të tyre i dyshuari ka shtënë me armë duke qëlluar rrotën e pasme të veturës.





