Rasti i dhunimit të një burri nga tre të tjerë ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Kështu ka konfirmuar për Kallxo.com zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ndaj tre personave është inicuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast”- ka thënë ai duke shtuar se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të ndajnë më shumë informacione.![]()





