LAJME

Tre persona arrestohen në Suharekë për rrahje

Tre persona arrestohen në Suharekë për rrahje
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Maj 2026, 07:59

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djshme tre persona në fshatin Duhël të Suharekës, nën dyshimin për veprën penale “privim i kundërligjshëm nga liria”.

Sipas raportit zyrtar policor, të dyshuarit dyshohet se më 29 prill 2026 kanë sulmuar fizikisht dy persona, shtetas kosovarë, dhe më pas, kundër vullnetit të tyre, i kanë futur në një veturë duke i dërguar në një kafiteri.

Policia bëri të ditur se gjatë kontrollit të realizuar në tri lokacione të ndryshme të të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike, të cilat dyshohet se lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Njoftimi i plotë nga Policia:

PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA/ Duhël, Suharekë / 29.04.2026 – 21:32. Më 16.05.2026 janë arrestuar tre të dyshuarit m/k, pasi që me datën e lartcekur kanë sulmuar fizikisht dy viktimat m/k, më pas pa dëshirën e tyre i kanë futur në veturë dhe dërguar në një kafiteri. Gjatë kontrollit në tri lokacionet e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika