Tre kongresmenë amerikanë i kanë dorëzuar Dhomës së Përfaqësuesve një propozim rezolutë për rikonfirmimin e partneritetit të ngushtë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për Ritchie Torres, Elisaa Slotkin dhe Lisa McClain, të cilët e kanë dorëzuar këtë rezolutë më 4 gusht 2023.
Në pikën e parë të kësaj rezolutë thuhet se SHBA-ja mbetet partner i ngushtë i Republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës mbetet një partner i ngushtë i SHBA-së.
Sipas pikës së dytë të rezolutës, “duhet të mbetet politikë e SHBA-së që të promovojë njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran, i pavarur, demokratik, multietnik brenda kufijve të saj të njohur”.






