Futbollisti i Lazios, Vedat Muriqi po kërkohet nga klubet e Premierligës.
Sipas gazetës italiane, Corriere della Sera, tre klube angleze kanë hyrë në garë për të nënshkruar me yllin kosovar.
Sipas artikullit, skuadrat në fjalë janë, Burnley, Tottenhan Hotspur dhe Manchester United.
Arsyeja kryesore e interesimit të këtyre skuadrave thuhet të jetë cilësitë fizike të Muriqit të cilat vlerësohen ideale për kushtet e Premierligës.
Duke marrë parasysh sidomos klubet e Tottenhamit dhe Manchester United, të cilat kanë nevojë për një lojtar fizik në sulmin e tyre.
Muriqi ka shënuar vetëm 2 gola dhe një asistim në 24 ndeshje me Lazion, por kjo nuk është problem për skuadrat angleze.
As çmimi i kosovarit nuk është problem, pasi dihet që këto skuadra nuk do e kishin problem çmimin prej 20 milionë eurosh të lojtarit.
Gazeta italiane shkruan se qëllimi i Lazios është sigurimi i një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa shitja e Muriqit mund të ndodhë në verë.