Brenda këtij reparti këtu në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar 3 raste me virusin korona.
Fëmijët e infektuar me covid-19 janë pranuar për trajtim para dy dite.
E në mesin e tyre është edhe një foshnje 6 muajsh.
Mjekja kujdestare, Drita Telaku të dielën ka treguar për gjendjen e fëmijëve.
Tutje doktoresha tha që fëmijët po qëndrojnë ende të shtrirë vetëm që t’i kenë nën përcjellje.
Sipas Telakut pothuajse të gjitha repartet janë të stërmbushura me fëmijë.
Për këtë ajo bën thirrje tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes të shtuar për fëmijët.
Varianti Delta rrezikon edhe fëmijët, për këtë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia bëri thirrje që qytetarët të imunizohen sa më shpejt kundrejt covid-19.
Ndërkohë përves rasteve të hospitalizuar me covid-19 brenda kësaj Klinike janë edhe rreth 100 fëmije të tjerë që po marrin trajtime mjekësor.