Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ndihet i brengosur për ndeshjen e ardhshme të ekipit të vet në kualifikime për Kupën e Botës, kundër Kosovës, pas fitores së zorshme 2:1 kundër Gjeorgjisë të dielën.
Pasi barazoi me Greqinë në ndeshjen hapëse në Grupin B të enjten, u duk sikur Spanja do ta përjetonte edhe një barazim tjetër zhgënjyese pas rezultati i ndeshjes në kohën shtesë ishte i barabartë 1:1.
Por mesfushori i RB Leipzig, Dani Olmo, e shpëtoi skuadrën e Enriques duke e mposhtur portierin Giorgi Loria me një goditje të fuqishme nga distanca për t’ia fituar tri pikë të plota furisë së kuqe.
Duke folur pas ndeshjes të dielën pasdite, Enrique nënvizoi se Spanja e tij po ka më shumë vështirësi ndaj kombëtareve më të vogla sesa ndaj atyre të mëdha.
“Jam shumë i brengosur për ndeshjen (me Kosovën), shumë i brengosur. Nëse na mungon freskia dhe kondicioni fizik…por Spanja nuk guxon të mungojë në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Ne po vuajmë më shumë kundër këtyre ekipeve se kundër Zvicrës apo Gjermanisë. Jam më shumë se i brengosur për ndeshjen e fundit (kundër Kosovës)”, tha Enrique.
Spanja mban vendin e dytë në Grupin B me katër pikë, dy më pak se liderja Suedia, pas dy ndeshjeve.
Kosova do të përballet me Spanjën të mërkurën në Sevillë, në kërkim të pikëve të para në grup pas humbjes së thellë 3:0 kundër Suedisë të dielën mbrëma në Prishtinë.
Do të jetë përballja e parë mes Kosovës dhe Spanjës në historinë e këtyre dy kombëtareve.