LAJME

Tragjedia në Malin e Zi, Osmani: Solidarizohemi dhe shprehim ngushëllimet tona!

Tragjedia në Malin e Zi, Osmani: Solidarizohemi dhe shprehim ngushëllimet tona!
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Janar 2025, 09:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për humbjen e së paku 10 personave pas krimit makabër në Cetinje të Malit të Zi.Osmani është solidarizuar me Malin e Zi në këtë kohë të vështirë për këtë vend.

“Në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ne solidarizojmë dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre pas të shtënave tragjike në Cetinje. Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin ndërsa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, ka shkruar Osmani në “X”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika