LAJME

Totaj viziton organizatën Pan-Shqiptare “Vatra” në New York

Totaj viziton organizatën Pan-Shqiptare “Vatra” në New York
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Prill 2024, 16:55

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizitoi edhe organizatën Pan-Shqiptare “Vatra” në New York, ku edhe u prit nga kryetari Elmi Berisha, i cili e njofton Kryetarin Totaj për aktivitete e shumta të kësaj organizate në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Duhet theksuar se anëtarë të shquar të “Vatra”-s kanë qenë personalitetet e njohura Fan S. Noli dhe Faik Konica, të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë dhe kulturën shqiptare në SHBA-të.

“Forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimi me organizatat shqiptare në diasporë është më se i domosdoshëm për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, në interes të kombit tonë” theksoi Totaj në fund të këtij shkrimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika