LAJME

Totaj uron vikend të mirë me pamje të fshatit Jabllanicë: Destinacion i shkëlqyeshëm që duhet të vizitohet

Totaj uron vikend të mirë me pamje të fshatit Jabllanicë: Destinacion i shkëlqyeshëm që duhet të vizitohet
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2024, 12:07

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përshëndetur qytetarët me pamje të fshatit Jabllanicë në rajonin e Zhupës.

Totaj ka thënë se Jabllanica është një destinacion i shkëlqyeshëm për t’u vizituar, pasi ende ruan traditat dhe kulturën e të parëve tanë, dhe ka natyrë të pasur e të bukur.

“Përshëndetje nga Jabllanica e Komunës së Prizrenit!

I shtrirë buzë malit, në rajonin e Zhupës, ky fshat ende ruan traditat dhe kulturën e të parëve, që e bën një vend të këndshëm gjatë qëndrimit aty.

Me natyrë të pasur e të bukur, Jabllanica është një destinacion i shkëlqyeshëm që duhet të vizitohet.

Vikend të mirë!”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika