LAJME

Totaj uron vikend të këndshëm me pamje të fshatit Trepeticë të Prizrenit

Totaj uron vikend të këndshëm me pamje të fshatit Trepeticë të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2024, 11:35

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka uruar vikend të mirë qytetarëve duke ndarë pamje nga fshati Trepeticë e komunës së Prizrenit.

Ai ka thënë se ky fshat njihet për bujqësi të zhvilluar e të pasur, ndërsa ajo çka e bën të veçantë qëndrimin në Trepeticë sipas tij është mikpritja e banorëve.

“Përshëndetje nga Trepetica e Komunës së Prizrenit!

Ky fshat i bukur fushor, me tokë pjellore, njihet për bujqësi të zhvilluar e të pasur, banorët e të cilit kultivojnë kultura të ndryshme tradicionalisht.

Mikpritja e bën të veçantë qëndrimin në Trepeticë, që ju rekomandoj ta vizitoni!

Vikend të mirë!”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika