Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka uruar qytetarëve të dielë të këndshme, duke ndarë pamje nga fshati Karashëngjergj i rajonit malor të Hasit. Ai ka thënë se Karashëngjergji ofron një përvojë të paharrueshme për vizitorët që kënaqen me bukurinë e natyrës.
“Përshëndetje të gjithëve nga fshati Karashëngjergj, në rajonin malor të Hasit! Karashëngjergji është i njohur për mikpritjen banorëve dhe për ruajtjen me përkushtim të traditave e zakoneve shekullore. I rrethuar nga peizazhe të mrekullueshme malore dhe me ajrin e pastër të lartësive, Karashëngjergji ofron një përvojë të paharrueshme për vizitorët që kënaqen me bukurinë e natyrës. Ju dëshiroj një të diele te këndshme me pamjet mahnitëse nga ky fshat!”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/