Home LAJME Totaj uron ditë të këndshme me pamje nga fshati Gërnçar i Prizrenit: Përvojë e jashtëzakonshme për relaksim

Totaj uron ditë të këndshme me pamje nga fshati Gërnçar i Prizrenit: Përvojë e jashtëzakonshme për relaksim

0
Totaj uron ditë të këndshme me pamje nga fshati Gërnçar i Prizrenit: Përvojë e jashtëzakonshme për relaksim

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka uruar qytetarëve një ditë të këndshme duke ndarë pamje nga fshati Gërnçar.

Totaj është shprehur se ky fshat është i mahnitshëm me bukuritë natyrore që ka, i cili ofron një përvojë të jashtëzakonshme për relaksim, sidomos me banorët mikpritës e punëtorë që sipas tij janë simbol i ngrohtësisë.

”Përshëndetje të gjithëve! Ju uroj një ditë të mbarë nga fshati Gërnçar, nga i cili, përveç që mahnitesh me bukuritë natyrore, në horizont të shfaqet si një pikë referimi Prizreni, duke ofruar një kontrast të bukur mes natyrës së mahnitshme dhe qytetit të lashtë të rrethuar nga malet. Peizazhi i bukur i këtij fshati malor në Pranverë ofron një ambient të mrekullueshëm për të shijuar frytin e stinës së re dhe nuk është vetëm një destinacion që duhet vizituar, por një përvojë e jashtëzakonshme për relaksim, sidomos me banorët mikpritës e punëtorë që janë simbol i ngrohtësisë.”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here