LAJME

Totaj uron Dita e Tokës: Uroj ta festojmë çdo ditë e të kujdesemi për natyrën me kujdes!

Totaj uron Dita e Tokës: Uroj ta festojmë çdo ditë e të kujdesemi për natyrën me kujdes!
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Prill 2023, 11:42

Më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për nder të planetit tonë dhe e quajtën ”Dita e Tokës”.

Kjo ditë shënohet për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth mbrojtjes së mjedisit si dhe për të demonstruar masat e mbrojtjes së mjedisit.

Me këtë rast kryetari komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë xhiro me biciklet në natyrën e bukur që ka pjesa e Marashit, ku aty ka takuar qytetrë që kishin dalur në këtë pjese të qytetit.

“Sot është Dita e Tokës, ditë që ka peshë të madhe për të gjithë banorët e planetit tonë.

Bëra një xhiro në Marash, ku, takova bashkëvendasit e mijë që relaksohen duke shfrytëzuar pasurinë e shkëlqyeshme natyrore që ka Prizreni.

Mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë me mbjelljen e pemëve dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në tërë Komunën e Prizrenit, që ta japim kontributin për ruajtjen e mjedisit.

Urime Dita e Tokës – uroj ta festojmë çdo ditë e të kujdesemi për natyrën me kujdes!”, ka shkruar kryetari Totaj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika