Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar qytetarët për 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarje që sipas tij, shënon një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë kombëtare dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Ai theksoi se sot me krenari dhe respekt, kujtojmë vizionin, sakrificën dhe vendosmërinë e burrështetasve që hodhën themelet e organizimit politik kombëtar dhe të rrugëtimit drejt shtetformimit shqiptar.
“Të nderuar qytetarë, urime 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarje që shënon një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Sot, me krenari dhe respekt, kujtojmë vizionin, sakrificën dhe vendosmërinë e burrështetasve që hodhën themelet e organizimit politik kombëtar dhe të rrugëtimit drejt shtetformimit shqiptar. Lavdi veprës së tyre dhe i përjetshëm kujtimi për kontributin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!” – u shpreh Totaj.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.