LAJME

Totaj u uron vikend të këndshëm qytetarëve me pamje të fshatit Dedaj të Hasit: Destinacion i mrekullueshëm

Totaj u uron vikend të këndshëm qytetarëve me pamje të fshatit Dedaj të Hasit: Destinacion i mrekullueshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Maj 2024, 12:06

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka uruar qytetarëve vikend të këndshëm me pamje të fshatit Dedaj të Hasit.

Ai ka thënë për këtë fshat se është një destinacion i mrekullueshëm për vizitë me traditën e ruajtur me xhelozi, banorët bujarë dhe mikpritës, dhe natyrën që e rrethon këtë fshat gjatë sezonit të verës.

“Përshëndetje të gjithëve nga fshati Dedaj i Hasit!

Ky fshat i vogël dhe i bukur, me një traditë të ruajtur me xhelozi, me banorë bujarë e mikpritës, është një destinacion i mrekullueshëm për vizitë, sidomos gjatë sezonit veror që ia shton ngjyrat natyrës që e rrethon Dedajn.

Vikend të këndshëm!”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika