Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për projektet në fushën e efiçencës së energjisë dhe ndriçimit SMART, duke theksuar se ndonëse ka sfida, proceset janë në zhvillim.
Totaj tha se projektet për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike po përballen me burokraci dhe rritje çmimesh, por se projekti është në lëvizje.
“Objektet i kemi selektu, çka do të investohet, me i ba punët, por hala nuk kanë fillu konkretisht. Do të investohet në izolim më të mirë, ndërrim të dyerve, të dritareve dhe të kulmeve, ndërsa kursimet nga energjia e përmirësuar do të përdoren për të paguar kredinë,” tha Totaj.





