Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, Nail Kryeziun, me bashkëpunëtorë.
Sipas Totajt, gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave natyrore të Parkut Kombëtar “Sharri”, si dhe koordinimin e aktiviteteve dhe projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e turizmit në rajonin e Prizrenit.





