Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në takim miqësor delegacionin austriak parlamentar të Landit të Austrisë së Ulët (Niederösterreich/Lower Austria), të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të këtij landi, Karl Wilfing, i shoqëruar dhe me Ambasadorin Austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.
Fillimisht, Totaj i njoftoi mysafirët për jetën multidimensionale në Prizren, pasi, diversiteti kulturor e social është vlerë e padiskutueshme e qytetit të Prizrenit.





