LAJME

Totaj takoi përfaqësues nga Departamenti i Shtetit të ShBA-së, diskutuan për projektin mbështetës për sipërmarrësit e rinj

Totaj takoi përfaqësues nga Departamenti i Shtetit të ShBA-së, diskutuan për projektin mbështetës për sipërmarrësit e rinj
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shtator 2024, 14:56

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari, Shaqir Totaj, priti Jeffrey Bargiel nga programi YTILI i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve në një takim njoftues dhe mirëseardhës.

Në njoftim thuhet se ata diskutuan për projektin “Student Venture Fund”, i cili synon të mbështesë studentët sipërmarrës në bashkëpunim me universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti.”

“Kryetari Totaj vlerësoi mbështetjen e SHBA-ve, duke theksuar rëndësinë e projektit për zhvillimin ekonomik dhe arsimor të rajonit, ndërsa Bargiel shprehu entuziazmin për nxitjen e të rinjve në sipërmarrje dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.”, njofton komuna./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika