LAJME

Totaj takoi kryetaren AKK-së, Isufi, atë të OShP-së, Mexhuani dhe kryetarin e KRPP-së, Vishaj, diskutuan për marrëveshjet e fshehta në prokurimin publik

Totaj takoi kryetaren AKK-së, Isufi, atë të OShP-së, Mexhuani dhe kryetarin e KRPP-së, Vishaj, diskutuan për marrëveshjet e fshehta në prokurimin publik
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Korrik 2024, 15:54

Kryetari Shaqir Totaj priti sot kryetaren e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Neime Binaku Isufi me bashkëpunëtorë, kryetaren e OSHP-së, Vjosa Gradinaj Mexhuani dhe kryetarin e KRPP-së, Osman Vishaj, ku sipas njoftimit të komunës biseduan për bashkëpunimin ndërinstitucional me temën “Marrëveshjet e fshehta në prokurimin publik”.

Me këtë rast komuna ka bërë të ditur se u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes komunës së Prizrenit dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që ka të bëjë me çështjet që mund ta shtembërojnë konkurrencën e tregut në Republikën e Kosovës./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika