LAJME

Totaj takoi drejtorin menaxhues të FKEE, Driton Hetemi, diskutuan për magazinimin e përkohshëm të mbetjeve të asbestit

Totaj takoi drejtorin menaxhues të FKEE, Driton Hetemi, diskutuan për magazinimin e përkohshëm të mbetjeve të asbestit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2024, 16:21

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se kryetari Shaqir Totaj ka pritur sot drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi dhe udhëheqësen e Njësisë së Sektorit Publik të FKKE-së, Njomza Maraj, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për magazinimin e përkohshëm të mbetjeve të asbestit në disa vende të caktuara, sipas rregulloreve të MESPI-së për projektet e FKEE-së në Komunën e Prizrenit.

“Do të mundohemi ta bëjmë një zgjidhje në lidhje me këtë çështje dhe së bashku me FKEE-në jemi të përkushtuar për ta siguruar mirëqenien e komunitetit përmes menaxhimit të duhur të mbetjeve dhe mbrojtjes së mjedisit” – u shpreh Kryetari Totaj, thuhet në fund të njoftimit të komunës./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika