LAJME

Totaj takohet me shtabin emergjent për zjarret aktuale në Prevallë: Situata është nën kontroll

Totaj takohet me shtabin emergjent për zjarret aktuale në Prevallë: Situata është nën kontroll
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Gusht 2024, 12:04

Mëngjesin e së martës, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim me shtabin emergjent të krijuar për gjendjen aktuale me zjarre të hapura në Prevallë.

Në njoftmin e komunës së Prizrenit, bëhet e ditur se gjatë takimit, kryetari u njoftua që situata është nën kontroll, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj rrjedhimisht rreziku është më i vogël.

“Meqenëse kemi të bëjmë me Park Nacional, nënkuptohet se edhe institucionet e nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar si KFOR-i, kanë obligime dhe shtabi është në koordinim të plotë me të gjithë akterët e autorizuar që po merren me këtë çështje, derisa gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim.”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se sot planifikohet intervenim dhe lokalizim i zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale.

Ndërkaq, njoftohet se kryetari Totaj falënderoi të gjithë pjesëtarët e institucioneve lokale dhe qendrore për kontributin që po japin në menaxhimin e situatës së krijuar.

“Çfarëdo informacioni tjetër, nga kushdo që vjen, mund të jetë spekulim dhe si i tillë është pak i besueshëm. Do të ju mbajmë të informuar në vazhdimësi për zhvillimet që mund të ndodhin ndërkohë. Me respekt!” – u shpreh ndër të tjera kryetari Totaj, thuhet në fund të njoftimit të komunës së Prizrenit./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika