Home LAJME Totaj takohet me biznesmenin koreano- jugor, James Chung, bisedojnë për hapjen e një fabrike në Prizren

Totaj takohet me biznesmenin koreano- jugor, James Chung, bisedojnë për hapjen e një fabrike në Prizren

0
Totaj takohet me biznesmenin koreano- jugor, James Chung, bisedojnë për hapjen e një fabrike në Prizren

Kryetari Shaqir Totaj, sot, ka pritur në zyren e tij biznesmenin koreano jugor, James Chung, i shoqëruar me biznesmenë vendës, Ahmet Muhaxheri dhe Armend Krasniqi, njofton faqja zyrtare e komunës. Me këtë rast, kryetarit Totaj ia  prezantuan idenë të cilën planifikojnë ta realizojnë në territorin e Komunës së Prizrenit – hapjen e fabrikës ekologjike për përpunimin dhe pasurimin e xehes së nikelit.

“Në këtë takim njoftues u diskutua për ambientin biznesor të Prizrenit dhe për gatishmërinë e Komunës sonë për shtytjen e proceseve të ndërmarrësve dhe sigurimin e habitatit miqësor për të bërë biznes.

“Mbetemi të përkushtuar për investim, me të gjitha format, në zhvillimin ekonomik dhe në sigurimin e vendeve të reja të punës për qytetarët tanë” – theksoi kryetari Totaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here