Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit dhe ish-drejtor i Arsimit në Prizren.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Totaj ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Prof. Dr. Shemsedinit, duke e cilësuar atë si një personalitet të shquar të dijes dhe arsimit.





