LAJME

Totaj: Roli i KFOR-it në Komunën e Prizrenit është shumë i rëndësishëm

Totaj: Roli i KFOR-it në Komunën e Prizrenit është shumë i rëndësishëm
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2022, 09:42

Kryetari Shaqir Totaj, sot ka takuar komandantin e ri të KFOR-it Turk në Prizren, Recai Yılmaz.

Totaj i ka dëshiruar mirëseardhje komandantit Yılmaz dhe ka thënë se KFOR-i në Komunën e Prizrenit është shumë i rëndësishëm, ku së bashku kemi arritur suksese në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Roli i KFOR-it në Komunën e Prizrenit është shumë i rëndësishëm, ku së bashku kemi arritur suksese në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe në ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron toleranca e mirëkuptimi.

🇽🇰🤝🇹🇷 I dëshirova mirëseardhje sot Komandantit të ri të KFOR-it Turk në Prizren, Recai Yılmaz, dhe u zotuam për vazhdimin e partneritetit tonë pasi bashkë e kemi ruajtur stabilitetin e brendshëm dhe kemi dëshmuar se demokracia është funksionale”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika