Home LAJME Totaj: Ridizajnim i transportit urban dhe ndërtimi i Stacionit Modern të autobusëve sipas standardeve, do të realizohet brenda mandatit tim

Totaj: Ridizajnim i transportit urban dhe ndërtimi i Stacionit Modern të autobusëve sipas standardeve, do të realizohet brenda mandatit tim

0
Totaj: Ridizajnim i transportit urban dhe ndërtimi i Stacionit Modern të autobusëve sipas standardeve, do të realizohet brenda mandatit tim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar Stacionin e Autobusave në Prizren si dhe më pas ka zhvilluar një takim me anëtarët e Shoqatës së transportuesve të Prizrenit.
Gjatë vizitës në Stacionin e Autobusve, Totaj ka theksuar se në programin e PDK-së është paraparë edhe ristrukturimi i këtij stacioni dhe funksionalizimi i këtij stacioni sipas standardeve.

Gjithashtu ai ka theksuar se ky stacion ka nevojë për investime të reja.

Totaj më tej ka premtuar se do të përmirëspohet transporti urban me shërbim 24 orë dhe me autobusë modernë, që do t’ia mundësojë qytetarëve bnjë lëvizje më të mirë. Në anën tjetër zyrtarë të këtij stacioni kanë treguar për sfidat e tyre dhe se mbesin me shpresë se ky stacion do të ketë pamje dhe funksion shumë më funksionale në të ardhmen.

Ndërsa më përfaqësuesit e shoqatës së transportuesve, kandidati Totaj, ka dëgjuar për sfidat e këtyre transportuesve dhe ka premtuar se me PDK-në do t’u mundësohet të gjithë transportuesve lehrtësime dhe mbështetje e në asnjë mënyrë nuk do të ketë neglizhenca siç ka ndodhur deri më tash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here