Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidat për një mandate të radhës Shaqir Totaj, në debatin e sontëm në “Pressing”, foli për arritjet e tij gjatë katër viteve në krye të komunës, duke theksuar se performanca e qeverisjes së tij është e matshme dhe e vlerësuar nga organizata kredibile.
Totaj theksoi se sipas KDI, Prizreni është komuna më transparente në vend, ndërsa Instituti GAP e ka renditur me nivelin më të lartë të transparencës buxhetore. Ai përmendi disa nga projektet kryesore të mandatit, përfshirë çlirimin e tranzitit, transformimin e Shadërvanit, rrugën e re që e shkurton qasjen në autostradë nga 10 në 6 kilometra, si dhe shpalljën e Prizrenit si Qytet i Sportit për vitin 2026 dhe rregullimin e sheshit të Bazhdarhanes pas rrënimit të ndërtesës “Liria”.





