LAJME

Totaj: Prizreni njihet për ndërmarrësit e zellshëm, që me punën e tyre e bëjnë edhe më të këndshëm qëndrimin këtu

Totaj: Prizreni njihet për ndërmarrësit e zellshëm, që me punën e tyre e bëjnë edhe më të këndshëm qëndrimin këtu
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2024, 12:13

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka uruar ditë të mbarë qytetarëve duke ndarë pamje nga puna e ndërmarrëses prizrenase, Filomena Laçi, në lulishten e saj, e cila, sipas Totajt, për një kohë të gjatë së bashku me familjen e saj kujdesen për freskinë e ambientit të punës me gjëra unike dhe kreative.

Totaj është shprehur se ndërmarrësit e zellshëm e të respektuar të Prizrenit, me punën e tyre e bëjnë edhe më të këndshëm qëndrimin në këtë qytet.

“Përshëndetje të gjithëve! Prizreni njihet për ndërmarrësit e zellshëm e të respektuar në qytet, që me punën e tyre e bëjnë edhe më të këndshëm qëndrimin këtu, sidomos në qendrën historike. E tillë është edhe znj. Filomena Laçi me familjen dhe lulishten e saj, që për kohë të gjatë kujdesen për freskinë e ambientit të punës me gjëra unike, të gjitha punim dore e me shumë kreativitet, ku në mesin e shumë luleve dominon zambaku, një simbol i veçantë për qytetin e Prizrenit. Me këto pamje, ju dëshiroj një ditë të mbarë!”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika