LAJME

Totaj priti të rinjtë e diasporës që po marrin pjesë në programin “OriginAL”, iniciativë që forcon lidhjet e tyre me atdheun

Totaj priti të rinjtë e diasporës që po marrin pjesë në programin “OriginAL”, iniciativë që forcon lidhjet e tyre me atdheun
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Qershor 2026, 20:43

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot grupin e të rinjve të diasporës shqiptare që po marrin pjesë në programin “OriginAL”, një iniciativë që forcon lidhjet e gjeneratave të reja me atdheun, historinë dhe kulturën shqiptare.

Gjatë takimit, thuhet se kryetari Totaj i njoftoi mysafirët për historinë, trashëgiminë kulturore dhe potencialin zhvillimor të Prizrenit, duke i inkurajuar që t’i ruajnë dhe kultivojnë lidhjet me vendin e origjinës.

Sipas njoftimit, “OriginAL” është program i pavarur, që ka nisur në vitin 2022 nga organizata “Germin” dhe Fondacioni “Global Albanians Foundation”, me synim të ndryshimit të mënyrës se si brezat e rinj të diasporës sonë i perceptojnë vendet e rrënjëve familjare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika