Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari, Shaqir Totaj, mirëpriti sot përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Kulturës dhe Solidaritetit nga Bornova e Izmirit të Turqisë (Bornova Arnavutları Kültür Ve Dayanışma Derneği), të udhëhequr nga kryetarja e kësaj shoqate, Melek Taşol.
Totaj priti përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Kulturës dhe Solidaritetit nga Bornova e Izmirit të Turqisë

Sipas njoftimit të komunës, kjo vizitë kishte për qëllim fillimin e lidhjeve mes komunës së Prizrenit dhe asaj të Bornovës, ku jetojnë rreth 400 mijë banorë me prejardhje shqiptare, duke shqyrtuar kështu mundësi të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në arsim, kulturë dhe turizëm, që do të krijonte beneficione për banorët e të dyja vendeve, thuhet në njoftim./TVPrizreni/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

