LAJME

Totaj priti një delegacion nga Bashkia Bulqizë, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen

Totaj priti një delegacion nga Bashkia Bulqizë, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Nëntor 2024, 21:20

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari, Shaqir Totaj, së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, dhe asambleistë të Kuvendit, pritën sot në një takim njoftues delegacionin nga Bashkia Bulqizë, me në krye kryetaren Festime Mjeshtri. Me këtë rast, gjatë takimit bëhet e ditur se ndanë përvojat e udhëheqjes dhe diskutuan për opsionet e mundshme për bashkëpunim në të ardhmen.

“Ky takim është një hap i rëndësishëm për t’i forcuar lidhjet ndër komunale dhe për t’i eksploruar mundësitë e zhvillimit të përbashkët në projekte që mund të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.”, thuhet në fund të njoftimit të komunës./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika