LAJME

Totaj priti kryetarin e Ankarasë, Mansur Yavaş, diskutuan për krijimin e mundësive të bashkëpunimit

Totaj priti kryetarin e Ankarasë, Mansur Yavaş, diskutuan për krijimin e mundësive të bashkëpunimit
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2024, 16:23

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj priti të martën në takim një delegacion turk, të udhëhequr nga kryetari i Ankarasë, Mansur Yavaş, i cili po qëndron për vizitë në Prizren.

Sipas njoftimit të komunës thuhet se kryetari Totaj, përveç që e njoftoi Yavaş për karakteristikat e qytetit dhe mënyrën e jetesës, ata diskutuan edhe për krijimin e mundësive të bashkëpunimit me kryeqytetin e Turqisë, sidomos në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës dhe sportit.

Tutje bëhet e ditur se kryetari Totaj shprehu mirënjohje për Republikën e Turqisë, për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës në ndërtimin e institucioneve dhe forcimin e tyre, thuhet në fund të njoftimit./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika