LAJME

Totaj prezanton platformën “Prizreni që duam”

Totaj prezanton platformën “Prizreni që duam”
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2021, 09:34

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, ka shpërndarë me ndjekësit e tij një platformë komunikimi, ku qytetarët mund të shprehin problemet e tyre, parregullësitë në lagje etj.

Totaj në faqen e tij të FB postoi: “Uebfaqja “Prizreni që duam” do të shërbejë si një platformë e komunikimit të drejtpërdrejt me qytetarët e Prizrenit për t’i shprehur problemet dhe parregullësitë e përditshmërisë në lagjet tona. Duke raportuar direkt përmes fotove do ta krijojmë bashkë një pasqyrë më reale të gjendjes së qytetit dhe nevojave për investim.

Ju ftoj ta vizitoni faqen www.prizreniqeduam.info, të raportoni aty dhe ta shpërndani sa më shumë ,ka theksuar Totaj, njofton sektori për media i PDK-së.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika