LAJME

Totaj pret delegacionin zviceran në Prizren, në fokus zhvillimi lokal dhe projekti DEMOS

Totaj pret delegacionin zviceran në Prizren, në fokus zhvillimi lokal dhe projekti DEMOS
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Prill 2026, 14:41

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga Patricia Danzi, Drejtoreshë e Përgjithshme e SDC.

Pjesë e delegacionit ishin edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, shefja e SDC-së në Kosovë, Beate Katja Elsässer, zyrtarja e lartë e programit, Saranda Cana, si dhe përfaqësuesit e projektit DEMOS, Ertan Munoglu dhe Shpend Emini.

Gjatë takimit, kryetari Totaj prezantoi potencialet e Prizrenit në aspektin historik, kulturor dhe ekonomik, ndërsa u diskutua edhe për ndërlidhjen mes zhvillimit ekonomik lokal, turizmit dhe përfshirjes së shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse.

Në fokus të veçantë ishte projekti DEMOS dhe roli i Grantit të Performancës në përmirësimin e menaxhimit komunal, rritjen e transparencës dhe avancimin e vendimmarrjes në nivel lokal. Po ashtu, palët trajtuan çështje që lidhen me qeverisjen lokale në Kosovë, duke përfshirë sukseset dhe sfidat aktuale.

Pas takimit, delegacioni vizitoi nga afër një projekt në realizim në kuadër të këtij granti – Stacioni i Autobusëve në Prizren, për të parë rezultatet konkrete dhe ndikimin e tij në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika