Kryetari dhe njëherit kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, premton se do të çlirojë këtë komunë, sipas tij, nga sundimi i një administrate që u kujdes ta menaxhoj degradimin komunës.
Shkrimi i plotë i Totajt:
Prizreni është qyteti ku kam krijuar familjen time. Prizreni është qyteti ku miqtë e mi jetojnë. Prizreni është shtëpia ime dhe e mijëra qytetarëve, në mesin e tyre nga fe e kombësi të ndryshme. Prizreni ka kohë që vuan e veçmas muajve të fundit. Problemet dhe nevojat e vërteta të qytetit tonë janë neglizhuar për një kohë të gjatë nga qeverisja aktuale e komunës dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit, të bashkuar si një trup, duhet ta rregullojnë këtë situatë.





