Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u uroi të dielë të rehatshme qytetarëve, duke ndarë pamje të lagjes ”Arbana” në Prizren.
Ai ka thënë se qëndrimi me njerëz të mirë në këtë lagje të madhe, të bën të ndihesh këndshëm.
”Përshëndetje nga lagjja “Arbana” në Prizren, një lagje e madhe, me njerëz të mirë, që të bën të ndihesh këndshëm gjatë qëndrimit aty.
Ju dëshiroj një të dielë të rehatshme me këto pamje të “Arbanës”.”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/