LAJME

Totaj përshëndet qytetarët me pamje të fshatit Romajë: Thesar i historisë dhe kulturës sonë

Totaj përshëndet qytetarët me pamje të fshatit Romajë: Thesar i historisë dhe kulturës sonë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shkurt 2024, 12:15

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përshëndetur qytetarët mëngjesin e së dielës me pamje të ndara nga fshati Romajë. Totaj ka thënë se me njerëzit e mrekullueshëm dhe trashëgiminë e pasur të ruajtur me mijëra vite, ky vend është thesar i historisë dhe kulturës sonë.

”Mirëmëngjesi nga një thesar i historisë dhe kulturës sonë, fshati Romajë!

E shtrirë në veriperëndim të Prizrenit, Romaja është zonë e njohur për zbulimet e vjetra arkeologjike, që ka ruajtur trashëgiminë e pasur mijëra vjeçare.

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Romajës gjendet në diasporë, por, që ruajnë lidhjet me vendin e tyre të veçantë.

Romaja, me njerëz të mrekullueshëm, punëtorë e me profesionin fisnik të furtarit, duhet vizituar si lokalitet i identitetit tonë të pasur me histori, kulturë dhe dashuri për atdheun.”, ka shkruar Totaj në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika