- Reklama -

Totaj për VV-në e Prizrenit: Nuk e kam besuar që janë kaq të dobët

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se qeverisja lokale e VV-së në këtë komunë ka qenë shumë e dobët dhe dëshpëruese.

Ai ka thënë se asnjë prej probleme kryesore të qytetit nuk janë zgjedhur dhe kryetari Mytaher Haskuka as nuk është marrë me to.

- Reklama -

“Shikoni po të kishin bërë ndonjë punë të mirë do ta kisha përmendur. Nuk jam person që nuk i them punët e mira të të tjerëve, përkundrazi. Por nuk ka asgjë që ja vlen të them këtu në emision. Nuk ka parkingje nëpër qytet. Kaos total me trafik”, tha ai.

“Nuk e kam besuar se janë kaq të dobët, kaq pa vizion dhe nuk janë as afër premtimeve megalomane që i kanë bërë. Ndryshim kanë sjellë, por ndryshim të keq. Do të koncentrohemi në kapacitet tona. Cka mund të ofrojmë më mirë në periudhën 4 vjecare”, shtoi Totaj.

Totaj pati edhe disa fjalë për kandidatin e LDK-së, Anton Quni.

“Shikoni e respektoj zotin Quni, është parti serioze. Nuk dua të jap komente. Por dua të promovojë vlerat tona dhe të PDK-së. Të shprehim vlerat tona. Misioni ynë, përmes vizionit, do të implementohen. Zotëri Quni është kandidat serioz”, tha ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort