LAJME

Totaj për nismën “Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë”: Sollëm përvojën amerikane të bashkëpunimit komunë-qytetarë

Totaj për nismën “Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë”: Sollëm përvojën amerikane të bashkëpunimit komunë-qytetarë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2023, 08:57

Dje është promovuar nisma e buxhetimit me pjesëmarrje “Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë”, e impementuar  nga Komuna e Prizrenit, në tri lokacione: Zhur, Lagjen Kurrillë dhe Reçan, me nga dy takime në secilin vend.

Prizreni, është në mesin e komunave të para që ka nisur zbatimin e një modeli shumë të përhapur në botë, inspirim nga SHBA-të, ku qytetarët vetë propozojnë, vetë votojnë idenë më të mirë dhe në fund komuna e financon projektin më të votuar.

“Jam i lumtur që si kryetar po e zbatojmë për herë të parë një praktikë amerikane të re të bashkëpunimit me qytetarët, për ta rritur sa më shumë pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje. Falendëroj vecanërisht USAID Kontrata Sociale, të gjitha organizatat, qytetarët dhe veçmas përfaqëasuesit e tri vendbanimeve që ishin pjesë e kësaj nisme” – u shpreh me këtë rast Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ndërkaq, ushtruesi detyrës së drejtorit, Sean MacLeay, the USAID Democracy and Governance Acting Office Director, përgëzoi komunën e Prizrenit për gatishmërinë e të qenit sa më afër qytetarëve dhe për realizimin efikas të këtij pilot projekti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika