LAJME

Totaj: PDK-ja mbetet zgjidhja e vetme në krizat institucionale, themelohet shtabi zgjedhor në Prizren

Totaj: PDK-ja mbetet zgjidhja e vetme në krizat institucionale, themelohet shtabi zgjedhor në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2026, 19:20

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i Degës së kësaj partie në Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë zgjidhja e vetme në të gjitha krizat institucionale në vend.

Përmes një takimi të mbajtur me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Prizren, Totaj tha se atmosfera dhe fryma unike brenda strukturave të partisë po reflektojnë mobilizim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, të cilat sipas tij kanë sjellë rezultate pozitive ndër vite.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij takimi është themeluar edhe shtabi zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar këtë si hap të rëndësishëm në organizimin dhe fuqizimin e partisë në nivel lokal.

Totaj theksoi se e ardhmja e gjeneratave të reja lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve, ndërsa shtoi se PDK-ja ka dëshmuar vazhdimisht se është subjekt shtetformues, profesional dhe i fuqishëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika