PRIZRENI ME RAJON

Totaj njofton për përmbylljen e projektbuxhetit të Prizrenit për vitin 2027

Totaj njofton për përmbylljen e projektbuxhetit të Prizrenit për vitin 2027
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2026, 13:20

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se është përmbyllur hartimi i projektbuxhetit komunal për vitin 2027, pas një procesi të konsultimit me qytetarë, organizata joqeveritare, shoqata dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Totaj ka thënë se, përkundër sfidave buxhetore me të cilat, sipas tij, po përballet Komuna e Prizrenit, projektbuxheti pasqyron kërkesat dhe propozimet e komunitetit, si dhe nevojat dhe prioritetet e qytetarëve.

Sipas tij, në hartimin e dokumentit ka kontribuar edhe administrata komunale përmes punës së saj për adresimin e kërkesave dhe prioriteteve të qytetarëve.

Totaj ka bërë të ditur se projektbuxhetin ia ka dorëzuar Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Simir Krasniqi, i cili pritet të vijojë me procedurat ligjore për shqyrtimin dhe miratimin e tij.

Pas miratimit nga Kuvendi Komunal, projektbuxheti do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, në përputhje me parimet e transparencës dhe informimit të qytetarëve.

“Vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi e në funksion të nevojave dhe interesit të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, ka shkruar Totaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika