LAJME

Totaj ngushëllon familjen Krasniqi: Me dhembje pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të doktorit të njohur prizrenas

Totaj ngushëllon familjen Krasniqi: Me dhembje pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të doktorit të njohur prizrenas
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shkurt 2024, 10:27

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ngushëlluar familjen e doktorit tashmë të ndjerë, Sherif Krasniqi.

Totaj përpos që ka shprehur ngushëllime familjarëve, theksoi se kontriubuti i tij në luftërat e shenjta kombëtare nuk do të harrohet kurrë.

Postimi i plotë:

Me dhembje pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të doktorit të njohur prizrenas dhe veteranit të UÇK-së, Dr. Sherif Krasniqi, që mjekoi ushtarët dhe civilët në Kosovë e në Maqedoni të Veriut gjatë luftërave për liri.
Kontributi i tij në luftërat e shenjta kombëtare nuk do të harrohet kurrë.
Ngushëllime familjarëve, miqve e bashkëluftëtarëve të tij.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Dr. Sherif Krasniqi!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika