Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e mërkurë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin UBT, në kuadër të programit “UBT Start-Up School”.
Ky bashkëpunim do të sigurojë projekte të përbashkëta në zhvillimin dhe implementimin e programeve për zhvillim ekonomik, urban dhe industrial të komunës së Prizrenit, e gjithashtu edhe aktivitete të tjera që duhet tq ju interesojnë të dya palëve.
Në këtë projekt janë të përfshirë edhe GIZ-i e ITP-ja, për ta UBT-ja do të ofrojë bursa studimin për të gjithë studentët e saj të komunës sonë.





