Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë kësaj jave vizitoi shtetin Virxhinia të ShBA-ve ku zhvilloi një sërë takime dhe marrëveshje të rëndësishme.
Gjatë vizitës së tij, Totaj nënshkroi marrëveshjen e binjakëzimit të Prizrenit me qytetin Harrisonburg të Virxhinias, që do të shërbejë si urë për marrëdhëniet tona në arsim, shkencë, biznes, kulturë, sport, etj. Ndërsa, zhvilloi takime me kryetaren e komunës së Harrisonburg, Deanna Reed, menaxherin e qytetit, Ande Banks dhe zyrtarët komunalë, ku u zotuan për zgjerimin e bashkëpunimit përmes projekteve në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.





